Flamurtari përballje e vështirë në Shkodër
Superliga shqiptare ka rezervuar sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të javes së 12. Flamurtari që në mesjavë u përballë me kampionet në fuqi të shqipërisë do të udhëtojë drejt qytetit të shkodres ku do të ndeshet me vllaznin në një ndeshje ku seciles skuadër i duhet fitorja e domosdoshme për të ngjitur shkallet e rënditjes. Vendasit e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro ndodhen në vendin e 6 me 16 ndërsa një fitore përballë falmurtari do të rriste moralin e kësaj skuadre që edhe pse laun mirë nuk arrinë të finalizojë. Ndërsa nga ana tjeter Rubio do të kërkojë të nxjerrë nga situate e vështirë skuadren e vlores e cila tashmë duket e dorzuar për titullin kampion pas humbjes kundër skëndërbeut në mesjave me rezultatin 3-1. Në përballjen e sotme skuadrat mendohet se do ta nisin ndeshjen me këto formacione.Tekniku i Vllaznisë Duro do të hedhë në fushë formacionin 4-4-1-1Në porte Vujadinoviç, në mbrojtje: Smajli, Osmani, Beqiri dhe Begaj. Në mesfushë: Dragoi, Dema, Nallbani dhe Belisha. Ndërsa në vijen e parë të sulmit Malazezi Deliç do të mbështesë sulmuesin e vetem Hajdari. Në kampin tjeter miqt nga Vlora do të përgjigjen më formacionin 4-2-3-1.Në portë Koliçi. Në mbrojtje: Arbri, Rajoviç, Veliu dhe Mici në mesfushë Bratiç dhe Pezo. Ndërsa treshja Muzaka, Zeqiri dhe Lena do të mbështesin sulmuesin e vetem Memelli në vijen e parë të sulmit. Ndeshja do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të shkodres në oren 17:00 ndërsa pritet që në këtë takim të riktheht tifozëria vendase për të mbështetur skuadren në një situate jo shumë të mirë për kuq e blutë