Champions League grupi B
Në grupin B janë përcaktuar tashmë skuadrat që do të kalojnë grupin edhe pse kan mbetur ndeshjet e fundit për tu luajtur. Arsenal dhe Shalke me fitoret e arritura në shtëpi kanë siguruar kualifikimin për në fazen e eliminimeve ditrekte. Skuadrës gjermane Schalke i ka mjaftuar një gol kundër Olympiakosit që të kualifikohet në fazën tjetër të chempions Lige. Loja ka qenë e ekulibruar pasi të dyja skuadrat kërkonin fitoren për të vazhduar më tej. Gjermanet janë treguar më kërkues ndërsa kanë arritur të shënojnë golin e vetem në minute e 77. Minutat në vazhdim ndërsa Shalke merr tre pikë të arta që vlejn kalimin e fazez së grupeve. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Arsenali e ka mposhtur Montpellierin me rezultat 2-0. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura ndërsa në pjesen e dytë Topçinjtë do të realizojnë dy gola.Goli i parë do të vijë në fillimin e 45 minutave të dyta nga Jack Wilshere që i jep avantazhin skuadres së drejtuar nga tekniku francez Arsen Venger. Për të dyfishuar rezultatin do të mendojë sulmuesi fjerman Lukas Podolski në minute e 63. Me këtë rezultat do të mbyllet i gjithë takimi ndërsa Topçinjtë do ti gëzohen kualifikimit në fazen tjeter të Chempions Ligë.Pas këtyre rezultateve Schalke kryeson Grupin B me 11 pikë, ndërsa Arsenali ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak. Olympiakosi do të luajë në Europa League ndërsa kampionet e Francez Montpelie i japin tashmë lamtumiren këtijë kompeticioni me 1 pikë pa arritur të shijojn fitoren e parë deri në këto momente.