Inter mundet nga Parma
Humbja e Juventusit në ndeshjen me Milanin dukej si një mundësi e mirë që Interi t'i afrohej bardhezinjve për të vazhduar duelin për titull. Skuadra e Stramaçionit nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi pasi është mundur në fushën e Parmës me rezultatin 1-0 dhe ka parë veten të mbetet në vendin e katërt në renditje.Zikaltrit nuk e shfrytëzuan rastin e humbjes seJuventusit në San Siro që të shkurtonin diferencat pasi mbeten akoma 4 pikë largë bardh e zinjve në renditjen e përgjithshme pas javes së 14 të serisë A.Pjesa e parë u mbull me rrjeta të paprekura. Të dyja skuadrat patën disa raste por nuk u trekuat të sakt para porte. Guarin ishte më pranë golit për për miqt në 45 minutat e para, ndërsa vendasit rrezikuan me Markionnin por si gjithmon Handanoviç u trgua në lartësin e duhur.Edhe në pjesen e dytë të dyja skuadrate kërkuan golin por vetem përma arriti të konkretizojë më sukses. Nicola Sansone merr një top nga Amauri, dhe mposhti Handanoviç në minute e 75.Kjo fitore e ngre Parmën në vendin e shtatë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara pas 14 javësh.Ndërkohë, Interi ka zbritur në vendin e katërt me pikë të barabarta me Fiorentinan që gjendet një vend më lartë, ndërsa diferenca me Juventus vazhdon të mbetet katër pikë.