Strama, i kënaqur nga Inter
Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, edhe pse u mundën me rezultatin 3-0 nga Rubin Kazan në ndeshjen e djeshme në Europa League, rezultat që kompromenton vendin e parë në grup, ka gjetur rastin të përgëzojë futbollistët e tij."Rezultati nuk tregon atë që ne zhvilluam në fushë. Luajtëm me lojtarë shumë të rinj në moshë dhe e vumë në vështirësi kundërshtarin për 85 minuta. Jam i kënaqur për vogëlushët e mi, sepse treguan maturi dhe grintë në lojën e tyre. Kjo më bën të ndihem mirë", u shpreh Stramaccioni.Përsa i përket rotacionit që kreu me skuadrën tekniku zikaltër u justifikua: "Ishte e nevojshme që të bëja rotacion. Më vjen keq që Ranokia pati një shqetësim muskulor. Shpresoj që ta kem në dispozicion që në ndeshjen e ardhshme, pasi është tepër i rëndësishëm për ne", përfundoi Stramaccioni