Snajder drejt largimit

Situate që po kalon mesfushori Holandes Uesley Shnaider te skuadra e Interit pas dëmtimit nuk është më e mira. Edhe pse tashmë është rekuperuar mesfushori zikalter nuk është aktivizuar nga trajneri Stramacioni për asnjë ndeshje.Kjo nuk është pritur mira nga mesfushori Tulipan I cili duket gjithmone e më larg skuadres. Në italia flitet për një shkëmbim të mundshëm mes tijë dhe Boteng. Drejtuesit e dy skuadrave Milaneze po e mendojnë seriozisht këtë ide ndërsa pritet që kontaktet e filluara të përfundojnë me sukses pasi edhe Boateng që nga fillimi i sezonit nuk po ndjehet mirë te kuq e zinjtë pasi nuk ka bërë paraqitjen më të mirq të mundshme në katë faillim kampionati.Përveç zërave që flasin për një shkëmbim të tillë në mediat franceze flitet edhe për një tjetër mundësi transferimi te skuadra e PSG. Sipas mediave të këtijë shteti thuhet se mund të arrihet një marrveshje me drejtuesit e Kryeqytetasve për ta shkëmbyer me Argjentinasin Havier Pastore.Charlo Ancheloti e kërkon me patjetër në skuadër, pasi Snajder do të ishte një nga blerjet më të goditura pas atyre të Ibres dhe Tiago Silves në veren e kaluar. PSG kërkon të ndërtojë një ekip të madh edhe për Chempions Ligë ndërsa Snajder ka eksperiencen e duhyr për të udhëhequr skuadren drejt titullit kampion.Në merkaton e janarit pritet të ketë lëvizje të mëdha ndërsa kjo e Snajderit drejt PSG apo drejt Milanit do jetë ndër më kryesoret. Për të marrë shërbimet e holandezit Milan dhe PSG duhet të mposhtë edhe konkurencen e Manchester United të cilet prej kohesh kanë shprehur një interesim për mesfushorin e talentuar Holandez.