Milan rikthehet rrugës së fitoreve, i bën dhuratë humbjen Juventusit
Milani praktikisht ka rihapur kampionatin në Serinë A duke i dhuruar Juventusit humbjen e dytë brenda pak javësh.Kampionët e Italisë, të mundur nga Interi, tani janë dashur të dorëzohen edhe përballë skuadrës tjetër milaneze, në një ndeshje që kuqezinjtë treguan më shumë dëshirë për ta fituar sesa bardhezinjtë.Ndonëse Juventusi ka mbajtur kontrollin e topit, nuk ka qenë në gjendje të krijojë raste, ndërsa Milani e ka zënë shpesh në befasi me anë të kundërsulmeve të shpejta të El Sharauit dhe Robinjos të cilët ishin një problem për mbrojtësit bardh e zi me shpejtësinë e tyre.Edhe në këtë ndeshje si në shumë takime në serinë A protagonist bëhet Arbitri i takimit Ricoli i cili akordon një 11 metersh të paqenë në favor të skuadres së Alegrit në minutën e 30. Braziliani Robinjo merr përsiper ekzekutimin e penalltisë duke çuuar skuadrën e tij në avantazh edhe pse Bufon po të tregohej me i kujdesshëm mund ta kishte shmangur golin.Pjesa e parë mbyllet me fitoren e kuqezinjve ndërsa në të dytën Juventusi bën disa ndryshime të cilat nuk e çojn te goli. Xhovinko i hedhur në fushë në pjesën e dytë provon me rafishat por topi përfundon jashtë.Milan tragohet i kujdesshëm në mbrojtje ndërsa Vuçiniç godet dy herë portën po pa arritur të realizojë golin e barazimit. Ndeshja mbyllet me fitoren e Milan që tashmë duket se është kthyer në rrugën e fitoreve.Pas kualifikim në Champions League kuqezinjtë marrin edhe një tjetër rezultat pozitiv kundër kampioneve në Fuqi të Italisë duke dhënë shenja shprese se kjo skuadër mund të rivalizojë mes më të mirave të Serisë A edhe pse në këtë vit ka patur shumë ndryshime në skuadër. Nga ana tjetër Juventusi tashmë duhet të rikthehet me këmbë në tokë pasi ka pësuar dy humbje ndaj dy kundërshtarve të përjetshëm në kampionatin Italian.Ndryshe nga 1 vit më parë si kundër Interit ashtu edhe kundër Milan skuadrës Torineze i ka munguar dëshira për fitore duke u detyruar të pranojë disfatat e vetme që nga fillimi i kampionatit.