Tekniku i ri Brazilian mund të jetë Luiz Felipe Skolari
Luiz Felipe Skolari është shumë pranë kthimit si trajner i kombëtares braziliane, lajmi është bërë i ditur nga vetë zyrtarët e Federatës Braziliane të Futbollit, ndërsa presidenti i saj, Zhoze Marin, ka hedhur poshtë idenë e afrimit të Pep Guardiolës në krye të pankines së Brazilit."E shoh të vështirë që trajneri i radhës i Brazilit të jetë i huaj", tha 80-vjeçari për mediat Braziliane. Kam respektin më të madh për Guardiolën por Brazili i ka fituar të 5 Kupat e Botës me trajnerë brazilianë. Nuk kam folur me asnjë kandidat ende, pres fundin e kampionatit. Një vendim do të merret në janar për trajnerin e ri që ka për detyrë të drejtojë Brazilin drejt objektivit kryesor, fitores së Kupës së Botës 2014", tha Marin.Ndërkohë, drejtori teknik i kombëtares, Andres Sançez, i cili është gati të largohet pas shkarkimit të Mano Menezes, ka zbuluar se Federata ka arritur një akord parimor me Skolarin."Nuk kam folur ende me presidentin Marin por ekziston mundësia që të largohem. Me aq sa di unë, Skolari ka arritur marrëveshjen me Federatën, këtë e di nga burime shumë të sigurta", ishin fjalët e tij për mediat vendase.Lajmi se Guardiola duhet të cilësohet jashtë gare për postin e trajnerit të kombëtares, ka lumturuar trajnerët kandidatë, të cilët shihnin te ai një rival shumë të fortë. Një nga pretendentët për postin e trajnerit, tekniku aktual i Santos, Murisi Ramajho, beson se vetëm një brazilian mund të drejtojë kombëtaren e këtij vendi."Guardiola është një trajner i madh por ai nuk e njeh kulturën braziliane. Brazili ka fituar 5 herë Kupën e Botës, gjithmonë me një trajner brazilian në drejtim. Trajnerët vendas si Skolari, Tite, Abel Braga apo edhe unë duhet të respektohen më shumë", tha Ramajho.