Venger, elozhe Anglisë

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, insiston se kampionati anglez është turneu më i bukur mes kampionateve në Evropë. Megjithëse Mançester Siti u eliminua nga Liga e Kampioneve në fazën në grupe për të dytin vit radhazi dhe Çelsi me shumë mundësi do të pësojë të njëjtin fat, Venger beson se futbolli në Angli mbetet përsëri para atij gjerman dhe spanjoll, ndonëse ekipet e këtyre vendeve kanë siguruar që tani kualifikimin në fazën tjetër të turneut."Unë do të vazhdoj të them se Anglia ka kampionatin më të fortë, pasi nëse klubet angleze e duan një lojtar, e marrin atë. Për sa kohë një gjë e tillë vazhdon të ndodhë, kampionati anglez mbetet më i fuqishmi në Evropë", deklaroi trajneri francez që udhëhoqi përsëri skuadrën e tij drejt një kualifikimi të suksesshëm në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve, ku tashmë ka arritur të kualifikohet për 13 sezone radhazi, i dyti në listën e vazhdimësisë pas Real Madrid me 16 sezone."Anglia është më e mira pasi këtu ka diçka më shumë. Nuk ka lidhje vetëm me atë që sheh në fushën e lojës, por si e përjeton futbollin. Kjo është ajo që unë besoj fuqimisht dhe kur u flas lojtarëve, ata thonë të njëjtën gjë".