Napoli rikthehet në Luftë, fitues kundër Cagliarit

Napoli eshte rikthyer në luftë pasi ka fituar në transfert kundër Kaliarit me rezultatin minimal 0-1. Të besuarit e teknikut Maxarri pas kësaj fitore të aritur në fushen kundërshtare e sheh veten në vend të dytë të renditjes me vetem 1 pikë më pak se sa kampionet në fuqi të italisë Juventusi.Skuadra napoletane tashmë ka forcuar pozitat në renditje duke u bërë skuadra më favorite për të rivalizuar me bardh e zinjtë për titull kampion. Ndeshja ka nisur mirë për skuadren e napolin e cila kishte udhëtuar drejt Siçilias me ide të qarta për tu kthyer me tre pikë nga kjo përballje dhe në të vërtet kështu ndodhi. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan. Në pjesen e miqt treguhen më këmb ngules derisa arrinë të zhbllokojnë rezultatin në minute e 73.Mesfushori Sllovak Marek Hamshik bëhet protagonist I kësaj fitore pasi shënon golin e vetem në këtë takim dhe i dhuron skuadres së tij jo vetem tre pikët por edhe vendin e dytë në renditje. Tashmë Napoli pas kësaj fitore minimale por me shumë vlera ka hapur krejtësisht kampionatin Italian duke bërë që rivaliteti për vendin e parë të bëhet më i fuqishem.Të besuarit e teknikut Maxarri e kanë shfrytëzuar më së miri hapin e gabuar të juventusit në fundjavë duke reduktuar diferencat vetem në 1 pikë. Bardh e zinjtë tashmë ndjejnë presionin e rivaleve ndërsa në ndeshjet e ardhshme nuk u lejohen gabimet të cilat mund ti zbresin nga froni.