Champions League, grupi A
Në grupin A nuk ka patur surpriza për sa i përket skuadrve që u kualifikuan. Ashti siç pritej dy pretendentet kryesorë Porto dhe PSG kanë arritur të kalojnë grupin për në fazen tjetër. Skuadra e Portos edhe pse e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e kaluar mbrëmë ka arritur të shënojë tre herë në portën e Dinamo Zagrebit për të marrë tre pikë të tjera. Portugesët arriten të kalojnë në avantazh që në pjesen e parë duke i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0 me gol të Gonzalez në minute e 20. Në fraksionin e dytë të lojes vendasit do të gjenin edhe dy herë të tjera rrugen e rrjetes. Moutinjo do të dyfishojë shifrat në minute e 67 ndërsa Varela di ti trefishojë ato 5 minuta para vërshëllimes së fundit, duke vulosur rezultatin në 3-0.Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Paris Saint-Germain ka fituar në shtëpinë e Dynamos Kyivit duke siguruar kualifikimin për fazen e eliminimeve direkte. Në këtë takim ka vendosur një dygolësh i realizuar nga Ezequiel Lavezzit. Argjentinasi që kalojë më shumë bujë në merkaton e veres nga skuadra e napolit te kryeqytetasit Francez ka qenë vendimtarë në këtë takim duke shënuar një dopit personale që do të vlejë tre pikë për skuadren e PSG. Golat nga ish napoletani u shënuan në minute e 45 dhe në minute e 52. PSG pas kësaj fitore pret bileten për fazen e 1/8.Pas këture rezultateve Porto kryeson Grupin A me 13 pikë dhe ndiqet nga Paris Saint-Germaini me një pikë më pak. Dynamo Kyivi do të luajë në Europa League ndërsa Dinamo e Zgakrbit mbyll këtu aventuren në kompeticionin më të rëndësishem europian për skuadra me 0 pikë.