Mexes realizon si Ibrahimoviç

Milani e ka mposhtur Anderlechtin me rezultat 3-1 për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League, ndërsa Philippe Mexes shënoi një nga golat më të bukur të mbremjes së djeshme.Mbrojtësi francez mori një top nga mesfushori Riccardo Montolivos, e ndaloi bukur me gjoks dhe me një roveshat shënoi një supergol duke I dhënë avantazhin skuadres Kuq e zi në mënyren më të mirë të mundshme. Goli Mekses është kragasuar me atë që shënoi Ibrahimoviç në ndeshjen Suedi - Angli. Mënyra e të shënuarit ishte pothuajse e njëjtë por Siedezi ekzekutoi nga një distance më e madhe.Ajo që vlersohet në golin e Francezit është se ndryshe nga gjiganti Ibrahimoviç, Mekses është një mbrojtës qendre dhe mënyra e ekzekutimit të tijë I kalon edhe parametrat e një sulmuesi rrace. Tashmë në mediat ndërkombëtare ky gol po krahasohet me një nga golat më të bukur të historisë së Futbollit që u shënua nga Ibrahimoviç por ka merita akoma më shumë pasi shënohet nga një Mbrojtes dhe jo një sulmues si Ibrahimoviç që është nga më të miret në qarkullim për momentin.