Berat, festonte me shokët e klasës, ndërron jetë 15-vjeçarja

Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen gjatë një feste më shoqet dhe shokët e saj. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Urën Vajgurore, Berat ku 15-vjeçarja teksa ishte në një festë bashkë me miqtë e saj të shkollës ka pësuar një gjendje të fikti dhe më pas është dërguar menjëherë për në spital, ku edhe ka gjetur vdekjen.Ndërkaq ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen e saj, ndërsa paraprakisht mjekët dyshojnë se vajza ka pësuar infarkt ose hemorragji cerebrale.Po kështu miqtë e saj dëshmojnë se ajo kishte pirë vetëm pije energjike, ndërsa pritet që autopsia të zbardhë shkaqet e vërteta që kanë shkaktuar vdekjen e 15-vjeçares.