Lezhë, makina përplas motoçikletën, dy të plagosur
Dy te rinj te cilet udhetonin me nje motoçiklete, kane mbetur te plagosur rende pasi u perplasen me nje automjet, ne aksin dytesor qe lidh Lezhen me fshatin Rrile. Te plagosur kane mbetur Klodian Ndoj dhe David Pjetri qe te dy nga Rrila.Policia e Lezhes, e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes ben te ditur se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia e madhe me te cilen udhetonin dy te rinje, te cilet kane goditur nga pas automjetin tip foristrade me targa AA 315 DU, qe drejtohej nga Tonin Brunga.Dy te rinjte jane derguar menjehere ne spitalin rajonal te Lezhes, ku u jane nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe behet e ditur se jane jashte rrezikut per jeten, ndersa policia ka ndaluar dhe drejtuesin e automjetit, i cili po merret ne pyetje per te sqaruar rrethanat e ketij aksidenti.