Falsifikonin dëshmitë e patentës, pranga 4 punonjësve të “Kryqit të Kuq”
4 punonjës të “Kryqit të Kuq” kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumente zyrtare për marrjen e lejeve të drejtimit të automjeteve.Në kuadër të operacionit “Dëshmia e rreme”, seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve, punonjës pranë “Kryqit të Kuq” në Kamëz, të dyshuar për fallsifkim të dokumentave zyrtare dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.Sipas bluve shtetasit e arrestuar jane, Alfred Hoxha 33 vjeç, Petrit Xhaja 47 vjeç, Maliq Myrto 47 vjeç, dhe Xharije Hoxha 48 vjeç, të katërt me banim në Tiranë dhe punonjës pranë “Kryqit të Kuq”.Po sipas policisë shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dëshmitë e “Kryqit të Kuq” mbi përfundimin e kursit dy javor për marrjen e lejeve të drejtimit. Nga hetimi i kryer deri me tani, është konkluduar se implikimi i këtyre shtetasve në falsikimin e dëshmive varion nga 20 deri në 40 euro për një dëshmi, me qëllim përfitimin monetar.Nga ana e strukturave të Krimit Ekonomik të Policisë së kryeqytetit, vijonë hetimet për indetifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.