Moti i keq shënon dy viktima në Sarandë
Dy viktima jane shenuar ne rrethin e Sarandes dhe pavaresisht se ngjarjet nuk kishin lidhje me njera- tjetren, shkaku eshte i njejte, ndryshimi i motit dhe reshjet e shumta. Sipas te dhenave, behet me dije se ne skajin me jugor te vendit, ne Konispol, shtetasi TefikTelo 58 vjeç nga fieri, ka nderruar jete ne nje prej hoteleve te kesaj Bashkie.Mesohet se 58 vjeçari Telo, ishte nisur per ne Greqi dhe do te kalonte kufirin nepermjet brezit jeshil, por reshjet e shumta dhe temperaturat e ulëta gjate nates e kane detyruar kete shtetas te kthehet mbrapsht ne gjendje te rende shendetesore.Ai ka kerkuar ndihme ne nje prej hoteleve te zones dhe pavaresisht ndihmes se dhene nuk ka mundur te mbijetoje, duke bere qe itinerari i tij te ndryshoje drejtim ne menyre tragjike. Grupi i ekspertizes mjeko-ligjore konstatoi se shkak per vdekjen e tij jane qene temperaturat e ulta te oreve te nates.Nderkohe nje 25- vjeçar nga fshati Kapariel i Gjirokastres, ka nderruar jete pasi ai eshte goditur nga nje rrufe. Policia ben me dije se viktima Zenel Veliu,prej kohesh punonte si bari ne zonen e borshit dhe ne momentin kur eshte goditur nga rrufeja ai ka qene ne gjume.