Kërpi industrial, gjykata pushon çështjen ndaj 22 fermerëve në Shkodër

Gjykata e apelit në Shkoder ka rrezuar vendimin e shkalles se pare për 22 fermerët e shoqatës së fermereve të Shkrelit, të cilit ishin dënuar me nga 5-9 vite burg, ndërsa ka pushuar këtë çështje.Një ndër përfaqësuesit e shoqatës së fermereve të Shkrelit, Alfred Pellumbi, e quajti nje fitore të rendësishme të drejtësise vendimin e dhënë nga Apeli.Nga ana tjetër Pëllumbi ka deklaruar se fermerët e Shkrelit do ti rikthehen përsëri kultivimit të kërpit industrial.Gjykata e rrethit gjyqësor Shkoder shpalli fajtorë për vepren penale të prodhimit, kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike 22 fermerët e Shkrelit në dhjetor të 2012, duke i dënuar këta fermerë me nga 5, 7 dhe 9 vjet burg.