Haxhinasto pret Al-Abdulkarim, fton biznesin saudit për investime në Shqipëri

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudit, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim.Ambasadori Al-Abdulkarim vleresoi bashkepunimit qe ekziston ndermjet dy vendeve permes realizimit te projekteve qe financohen nga Fondi Saudit si dhe shprehu gadishmerine per ta çuar me tej ate permes investimeve ne te gjithe sektoret.Ndërkaq Ministri Haxhinasto tha se Shqiperia eshte nje vend atraktiv per investime, ndërsa shtoi se Qeveria po punon te ofroje një formulë të pëlqyer nga investitorët e huaj në vendin tonë.“Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim qe ka nevoje per investime. Ajo eshte nje vend atraktiv per investime. Qeveria po punon te ofroje një formulë të pëlqyer nga investitorët e huaj në Shqipëri. Se pari duhet te vendosim besimin ndërmjet Qeverisë dhe kompanive që ndërtojnë vepra publike. Qeveria duhet të paguajë të gjitha detyrimet që ka ndaj biznesit, te mbylle kontratat e nisura dhe pastaj te shikoj per forma te tjera per te angazhuar investimet private si Partneriteti Publik Privat”tha ai.Duke ju referuar te gjitha projekteve te infrastruktures Ministri Haxhinasto u shpreh se sfida jone eshte mbyllja e veprave ne infrastrukturen rrugore, si dhe mirembajtja e tyre, si ajo e Rruges se Kombit.“Shfrytezimin e potencialeve rrugore e shikojme te integruar me format e tjera te infrastruktures si ajo hekurudhore apo portuale si dhe me intermodalitetin. Shume i rendesishem eshte edhe dimensioni rajonal i infrastruktures. Zhvillimi i hekurudhes dhe lidhja e saj me Maqedonine si dhe zhvillimi i nje porti te ri tregtar ne Shengjin, janë dy shembuj konkret te perqasjes sonë rajonale”u shpreh Ministri Haxhinasto.Ministri ftoi firmat saudite te marrin pjese ne investimet qe planifikohen ne kete sektor, ndërsa e informoi Ambasdorin edhe per planet ne sektorin e transportit ajror.