Statusi, tryezë e përbashkët Shqipëri-BE

Pas më shumë se dy orë diskutimesh ka përfunduar tryeza Shqipëri-BE ku janë diskutuar 5 prioritetet e kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Tryeza e diskutimit ku ka marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerimin në BE Stefa Fyle është zhvilluar pa praninë e mediave. Në tryezë kanë qënë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe një disa prej ministrave të kabinetit të tij.Ndërkohë e vetmja përfaqësuese e opozitës në tryezën e bashkëbisedimit ka qënë ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu.Ndërkohë pas tryezës, komisioneri për zgjerimin në BE Stefan Fyle ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.