Kreu i gjykatës së lartë, Zaganjori në Kosovë për rritjen e bashkëpunimit

Një bashkëpunim edhe më i ngushtë mes gjyqësorit në Prishtinë dhe atij në Tiranë ishte ajo që u kërkua në një takim mes kryetarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.Zaganjori dhe Hasani biseduan për unifikimin e gjykatave në fjalë, ndërsa u shprehën se dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral dhe të ruajnë kontaktet.Zaganjori tha se qëllimi i vizitës është që të njihen nga afër me punën dhe personelin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.Ndërsa Enver Hasani tha se bashkëpunimi bilateral ekziston edhe me gjykatat tjera të rajonit përveç asaj të Serbisë.