Vlorë, arrestohet një mjek ligjor, kërkoi para për akt-ekspertizën

Një mjek në Vlorë është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për korrupsion pasiv.Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se është arrestuar mjeku ligjor dhe toksikolog Arjan Veshi 53 vjeç.Sipas policisë, mjeku ligjor ka kërkuar para shtetasve me inicialet E.C dhe R.N në këmbim të përpilimit të një akt-ekspertize.Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të mjekut i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme organit të Prokurorisë për veprën penale të Korrupsionit pasiv.