Armët kimike, Berisha: Rama-Meta, qëndrim poshtërues ndaj qytetarëve e opozitës
Ish-kryeministri Sali Berisha në të parin qëndrim zyrtar lidhur me mundësinë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se po hermetizojnë me një akt të papërgjeshmëm dhënien e çdo informacioni për një çështje kaq sensitive për vendin.Në rrjetin social facebook Berisha thekson se informimi i qytetareve dhe opozites eshte detyrim ligjor dhe kushtetues.“Te dashur miq, prej mese tre javesh opinioni publik shqiptar ndjek thellesisht i tronditur lajmet e mediave boterore, sipas te cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen ne Shqiperi te arsenalit sirian prej 1300 ton (njerit prej me te medhenjeve ne bote) te armeve kimike per tu shkaterruar ne vendin tone. Nderkohe qeveria Rama-Meta, ne nje akt te papergjegjshem por dhe poshterues mban me fanatizem kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozites shqiptare sikur keta te mos egzistonin, te mos jetonin ne kete vend apo sikur ata nuk duhet te kene qendrimin e tyre te bazuar ne te dhena te sakta per nje çeshtje te rendesise te dores se pare, jo vetem per boten dhe qeverine shqiptare por dhe per opoziten dhe qytetaret shqiptar.Ata flasin me shqiptaret dhe opoziten sikur flasin me armiqte apo me palen e Asadit dhe ky eshte turp dhe vetem turp. Informimi i qytetareve dhe opozites eshte detyrim ligjor dhe kushtetues. Por per qeverine Rama - Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne!” shprehet Berisha.Ndërkohë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fule tha se qeveria shqiptare ende nuk ka marrë asnjë vendim. Rama i cilësoi si të pavërteta deklaratat e bëra ditët e fundit në media duke theksuar se është e padrejtë ta krahasosh këtë çështje me ndalimin e eksportit të mbetjeve.