Basha takon Fylen, ngre shtetësimet për vendimet e qeverisë
Duke u ndalur në zhvillimet tronditëse të blerjes së votës nga ana e Partisë Socialiste, kryetari i opozitës, theksoi se demokracia është sot në rrezik nga shitblerja e votës, paligjshmëria, arbitrariteti dhe mungesa e transparencës.
"Asgjë tjetër nuk mund të jetë më alarmante, më e rrezikshme për një demokraci funksionale, se blerja e votës. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat, për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë" - theksoi kryetari i opozitës në takim. Opozita është e vendosur për të ndalur dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafias politike në vend.
Kreu i opozitës e njohu komisionerin Fule me sulmet e njëpasnjëshme të mazhorancës kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura ku ne mënyre te vecante zoti Basha u ndal në hapat e jashtëligjshme që mazhoranca po ndërmerr për të vënë nën kontroll një institucion te rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit sic është ILDKP-ja.
Fyle: Me Bashën folëm për dialogun konstruktiv të opozitësMe heret komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule ka shkruar në rrjetin social “Twitter” për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Në postimin e tij, Fyle thekson se në fokus të bisedës me kreun e opozitës ka qënë dialogu kontruktiv i opozitës."Me liderin e PD-së Lulzim Basha për të folur për opozitën e cila duhet të luajë një rol të rëndësishëm, brenda kuadrit të ofruar nga qeveria për një dialog politik konstruktiv" shkruan Fyle.