Protesta kundër vjedhjes së votës, Berisha: Fillim i mbarë drejt fitores së sigurt të PD
Një fillim i mbarë i rrugës së Partisë Demokratike drejt fitores së sigurt. Kështu e ka vlerësuar manifestimin e sotëm të opozitës, ish-lideri i selisë blu, Sali Berisha. Sipas tij pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta.“Të dashur miq, sot dhjetëra e mijëra qytetarë, kishin mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër vjedhjes së votës në zgjedhjet për Bashkinë e Korçës nga qeveria Rama - Meta.Kjo, ishte një proteste historike, sepse kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria.Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta. Një fillim i mbarë i rrugës së Partisë Demokratike drejt fitores së sigurt.Mirënjohje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë për aktin e tyre qytetar në mbrojtje të votës së lirë. Qytetare e qytetarë ne jemi në betejë. Le ta vazhdojmë në atë për të ecur të sigurt drejt fitores ”shruan Berisha në fb.Partia Demokratike protestoi sot përballë godinës së Këshillit të Ministrave, duke ngritur zërin kundër blerjes së votës, si fenomeni më i rrezikshëm për demokracinë. Bashkë me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, zoti Basha qëndroi mes protestuesve derisa erdhi koha që ai t'u kërkonte shqiptarëve ta konsideronin veten si opozitarë me çdokënd që tenton të blejë me para lirinë dhe dinjitetin e tyre. Kryetari i opozitës e siguroi kryeministrin Edi Rama se demokratët nuk do të heqin dorë nga përballja për votën e lirë.