Armët kimike, Doda dorëzon kërkesën për interpelancë me Ramën

Partia Demokratike depoziton në Kuvend, kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mundësinë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda në rrjetin social fb.“Sot dorëzova zyrtarisht në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën zyrtare për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me mundësinë e depozitimit dhe trajtimin e armeve kimike të Sirisë në Shqipëri . Kërkesa për interpelance është bërë në respekt të zërit të shoqërisë civile dhe sipas kërkesës që AKILH Aleanca Kunder Importit të Lendëve Helmuese ka dërguar pranë deputeteve të Parlamentit të Shqipërisë”thekson Doda.Ndërkaq Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP) ka lajmëruar sërish për protestë edhe gjatë ditës së nesërme.“Neser ne date 12 Nentor, ora 13:00, perpara Keshillit te Ministrave, Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP) do te organizoje nje proteste qytetare, per ti thene JO importit te armeve kimike ne Shqiperi. Ne kete proteste civile jane te ftuar te marrin pjese te gjithe qytetaret e Tiranes si dhe te qyteteve te tjera te vendit, per ti kerkuar kryeministrit EDI RAMA te mos pranoje kerkesen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per demontimin e armeve kimike ne Shqiperi” thuhet në njoftimin për media.