Armët kimike në Shqipëri? Koka:Nuk ka vendimmarrje, çështja të mos politizohet

Ministri i mjedisit Lefter Koka ka garantuar sot që vendimet që do të marren nga qeveria shqiptare në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri do të jetë në të mirë të qytetarëve shqiptarë.I pyetur nga mediat nëse Shqipëria e ka infrastrukturën e nevojshme për të shkatërruar këto armë, ministri Koka theksoi se se ende nuk ka një vendimmarrje nga qeveria shqiptare ndërsa kërkoi që çështja të mos politizohet.“Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj.Analistët dhe vetë mediat kanë shkruar shumë më parë sesa vendimi i marrë nga qeveria. Qeveria shqiptare është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë. Çdo qytetar flet për dëmin që mund ti krijohet vendit dhe të ardhmes që fëmijëve tanë. Ju garantoj që edhe e ardhmje e politikanëve shqiptarë është në Shqipëri. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë dhe vendimet tona do të përkojnë me të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë.  Ne jemi një fazë kur kryeministri ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit. Ne jemi akoma të panjohur nëse ato janë armë kimike apo  lëndë kimike, si mund të trajtohen dhe ç`dëm mund të sjellin. Kjo është një çështje që të diskutohet në qeveri dhe në parlament. Do të doja që gjërat të mos politizohen, këtu po flasim një problem akoma të pashtjelluar dhe do të jetë përgjegjëshmëria e madhe qoftë edhe e ministrisë së mjedisit për ta analizuar këtë problem” tha Koka.Deklarata e ministrit Koka është bërë para nisjes së tij në drejtim të qytetit të Durrësit, me Autobusin e Gjelbërt të vullnetarëve të nismës "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë" organizuar nga Green Line Albania.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, eshte takuar me te rinj durrsake duke promovuar kete nisme qe ne thelb ka mbrojtjen e mjedisit.  Koka ka evidentuar simboliken e kesaj nisme ne kuader te mbrotjes se natyres

Po sot kryetari i Bashkisë së Durresit, Vangjush Dako, ka neshkruar me vullnetaret e nismes"Ta pastrojme Shqiperine ne nje dite "nje memorandum mirekuptimi.