PDIU dënon konfiskimin e librave në Luginë: Shqipëria dhe Kosova të protestojnë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi veprimin e fundit të policisë serbe që konfiskoi 5000 libra shkollorë në shqip në Komunën e Preshevës. Në një deklaratë për mediat, PDIU thekson se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe në veçanti i të drejtave të minoriteteve, duhet të jetë baza e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me shtetin serb.PDIU i bën thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që së bashku me qeverinë e Republikës së Kosovës të protestojnë pranë Beogradit mbi këtë akt të paprecedent të dhunës ndaj arsimimit shqip në Luginën e Preshevës.“PDIU gjendet në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që sot fatkeqësisht vijojnë të jenë minoriteti më i diskriminuar në Evropë dhe kërkon nga autoritetet ndërkombëtare të gjejnë zgjidhje të pranueshme nga të gjithë për të drejtat e këtij komuniteti”thekson PDIU në deklaratë.Tre ditë më parë, policia e Serbisë ka konfiskuar pesë mijë libra nga shkolla fillore e fshatit Raincë në Preshevë. Librat kishin ardhur si donacion nga Kosova për nxënësit, por kjo nuk është e lejuar për Serbinë pasi tekstet e Kosovës nuk mund të përdoren në shkollat shqip.Drejtori i shkollës “Zenel Hajdini”, Shukri Ymeri dhe qytetarët thonë se shpresojnë që situata të qetësohet. Arsimi shqip në Luginën e Preshevës ka mungesë të librave.Pas disa marrëveshjeve janë aprovuar disa tekste nga Shqipëria, por vetëm pas heqjes së flamurit nga shkronja F e abetares dhe pas vlerësimit të përmbajtjes