Remontet, CEZ: Mungesë energjie në disa zona të vendit
CEZ Shperndarje nis punimet në remontet e nënstacioneve elektrike ne Tirane, Elbasan dhe veri te vendit me qëllim mirembajtjen e rrjetit. Si pasojë e punimeve zbatimi i këtij plani do të shoqërohet me kufizime të energjise elektrike.Kështu CEZ Shperndarje njofton të gjithë abonentët e saj se neser, me 12 nentor do të kryejë punime remonti në nënstacionin 110/10 kV të Ibës. Për rrjedhojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri më 16:00 në zonat e Tiranës: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Zona e Krrabës, si dhe fshatrat Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.Specialistët e CEZ Shpërndarje bëjnë me dije se do të ketë ndërhyrje në Traktin 110 kV në fiderat 2;3;5;6 dhe 7.Punimet e remontit do të shtrihen edhe në Nënstacionin 35/6 kV të Vorës. Kufizimet e energjisë që do të zgjasin nga ora 09:00 deri më 16:00 do të prekin komunën Prezë, Gjokaj, si dhe konsumatorët privatë në autostradën Vorë- Durrës.Remontet per ElbasaninCEZ Shpërndarje bën të ditur se nga data 11- 15 nentor 2013 do të kryejë punime remonti në disa nënstacione elektrike në rajonin e Elbasanit. Ekipet e punës së CEZ Shpërndarjes do të ndërhyjnë përkatësisht në nënstacionet: Elbasan 4, Elbasan 1, Guri i Kuq, dhe Elbasan.Për shkak të këtyre punimeve do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-14:00.Më 12 nëntor stakime të energjisë do të ketë në Komunën Bradashesh, Zonën e Kombinatit Metalurgjik, si dhe Firmën e Mermerit.Specialistët e CEZ njoftojnë se bëhet fjalë për remonte të seksionit të parë 10.kv dhe F15 si dhe F-14+n/vetjake.Remontet ne Veri te venditCEZ Shpërndarje bën të ditur se do të kryejë punime remonti në nënstacionin Shutri më 12 nëntor 2013. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve të domosdoshme në rrjet do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00 në komunat Derian, Rukaj, në Bashkinë Krumë, Komunën Golaj, Fajzë, Gjinaj dhe Bytyç.Sipas specialistëve të grupeve të punës nga CEZ Shpërndarje, do të punohet në pajisjet e transformatorëve të fuqisë dhe fidrat 6 kV, si dhe në linjën 35 kV L.30/59 Kalimash –Krume.CEZ Shpërndarje njofton të gjithë abonentët e saj se punimet e remontit në nënstacione garantojnë mirembajtjen e rrjetit me qellim furnizimin e rregullt me energji elektrike. Ato dëshmojnë përkushtimin në përmbushjen e detyrimeve që kompania ka ndaj abonentëve të saj në të gjithë vendin.