Mbeturinat në Lezhë, aksionet nuk japin rezultat, situata e njëjtë

Nuk kane munguar ne Lezhe aksionet per pastrimin e territorit nga mbetjet urbane, por situata ka mbetur gjithnje e pandryshuar. Zonat qe tashme njihen si vende te depozitimit te ketyre mbetjeve krijojne nje shqetesim real, per te cilen zgjidhja duket e larget. Ne vete qytetin e Lezhes, Bashkia e te cilit implementoi projekte te ndryshme per pastrimin, papastertite jane te dukshme dhe ndodhen ne zona me fluks te larte levizjesh.Premtimet se do te nderhyhet per largimin e mbetjeve urbane ne pikat ku depozitohen ato, kane qene me shume per te mbyllur gojen e qytetareve, pasi e njejta pamje qe duket sot ishte edhe dje. Serish kjo njesi vendore nisi pak dite me pare me aksione, duke u perqendruar tek inertet e me pas per te kaluar tek mbetjet urbane.E gjithe kjo vjen pas deklarates se Ministrit per aksione ne te gjithe territorin e vendit per largimin e mbetjeve. Hedhja e mbetjeve urbane nuk është problem vetem ne bashkine e Lezhes. Ne disa prej akseve rrugore qe lidhin qytetin e Lezhes me fshatrat, pirgjet e mbeturinave jane si relike e mireserdhjes.Paralelisht me mungesen e kultures nga qytetaret per te mbajtur te paster ambjentin, njesite e qeverisjes vendore duken larg angazhimit publik per te mundesuar pikerisht nje ambjent te paster. Aksioni i radhes eshte shume prane, por ambjentet e pasterta publike duken ende larg.