Peticion i shoqatave patriotike: Mos pranoni demontimin e armëve në Shqipëri
24 shoqata patriotike te qarkut te Fierit kane zhvilluar nje proteste paqesore kunder sjelljes se armeve kimike te Sirise per tu shkaterruar ne Shqiperi. Me nje leter te hapur drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, kryetarit te Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama, kryetari Aleks Semeu eshte shprehur se vendi yne nuk ofron infrastrukturen e nevojshme per te perballuar kete proçes.Nismes kundra mberritjes se armeve kimike te Sirise, i eshte bashkuar edhe opinoni qytetar te cilet kundershtojne ashper kete vendim per te cilin ende nuk ka nje qendrim perfundimtar. Nderkaq shoqatat e ambjentalistëve kane vendosur qe diten e enjte po ne kete qytet, te zhvillojne protesten e rradhes e cila mendohet te perfshije nje numer te madh qytetaresh,te cilet jane kunder demontimit te armeve kimike ne Shqiperi.