Shpërthim në Elbasan, tritol makinës së kreut të FRESSH, vetëm dëme
Banoret e lagjes “Syrja Dylgjeri” ne Elbasan jane alarmuar gjate mbremjes se djeshme si pasoje e nje shperthimi eksplozivi. Burime nga policia lokale e ketij qyteti, bejne se lenda shperthyese ishte vendosur ne automjetin e kryetarit te FRESSH te Elbasanit, Vangjel Ranxha.Fatmiresisht nga ky shperthim nuk ka patur te lenduar apo deme materiale ne banesa, pavaresisht se automjeti ishte parkuar perpara hyrjes se shtepise se kryetarit te FRESSH, i cili pritet te emerohet edhe Drejtor i Institutit te Sigurimeve Shoqerore, po ne kete qytet.Si pasoje e shperthimit, automjeti ne pronesi te shtetasit Vangjel Ranxha, ka pesuar deme te pjesshme, kjo edhe per arsye se sasia e lendes shperthyese ka qene ne mase te vogel.Nga ana e policise kane nisur hetimet per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje.