Përmbytje në Gjirokastër, dy shtëpi nën ujë, probleme në disa akse rrugore

Dy banesa janë përmbytur si rezultat i reshjeve të shiut në fshatin Valare të Gjirokastrës,ndërkohë që ashtu si çdo herë, aksi Subash-Tepelenë ka shënuar shkarje dheu, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pjesë e autostradës, Tepelenë-Gjirokastër.Menjehere pas vershimit te ujit qe ka ardhur si pasoje e bllokimit te kanalizimeve ne Valere,forcat e emergjences kane nderhyre duke rikthyer normalitetin ne banesat e permbytura, te pakten sa i perket largimit te ujit.Nderkohe ne aksin Tepelene-Gjirokaster levizja e automjeteve eshte bere vetem ne nje krah,pasi njera ane e korsise eshte bllokuar nga balta dhe shkarjet e dheut.Pavaresisht nderhyrjes se Ndermarjes se Rrugeve ky aks po mbahet nen mbykqyrje nga ana e efektiveve te policise rrugore per te evituar ndonje aksident te mundshem, por edhe nderhyrjes ne kohe, pasi nga eksperiencat e viteve te kaluara, vendi i quajtur Shkalla e Zeze ka qene gjithmone problematike ne kete drejtim.Ky ishte sinjali i pare per Repartet e Emergjencave, i cili paralajmeroi per nje stine me probleme.