Policia e Elbasanit në ndjekje të personave të shpallur në kërkim, 6 në pranga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, në vazhdimësinë e arrestimeve të operacioneve të ndërmarrë nga autoriteteve policore atje për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kështu blutë e këtij qyteti kanë bërë ndalimin e shtetasve Roland Seferi dhe Adhurim Koçi, të cilët ishin dënuar për vjedhje, konkretisht Seferi ishte dënuar nga gjykata me 3 muaj burg, ndërsa Koçi ishte dënuar me 2 muaj burg.Sic bën me dije policia gjatë ditës së sotme është bërë i mundur ndalimi i 6 personave në total, ndërsa vijon aksioni për arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.