"Per ty atdhe", nje dhurate nga Inva Mula per 100 vjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 21:50
Kolanës së eventeve për 100 vjetorin e pavarësisë i shtohet edhe një perlë muzikore. Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, sjell në këtë vit jubilar albumin “Për ty Atdhe”, si një dhuratë që Inva vendos ti bëjë atdheut të saj.12 këngë nga repertori ekzistues i këngëve patriotike për atdheun, Inva Mula i sjell në një dimension krejt të ri, duke zgjedhur mes tyre këngën “Globi rrotullohet” për videoklip.Këngët e albumit janë ripunuar nga Genc Tukiqi, dhe janë interpetuar nga orkestra filarmonike e RTV slloven me dirigjent Bujar Llapajn.