Shqipëria në panairin e turizmit, Gjermeni: Promovim e punë për thithjen e turistëve
Shqipëria ka qene pjesë e Panairit Botëror të Turizmit, “World Travel Market”, të mbajtur në Londër, nga data 4-7 nëntor. Vendi ynë është përfaqësuar nga një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.Ditën e parë të panairit, Gjermeni u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, z. Taleb Rifai. Ministrja Gjermeni e njohu z. Rifai me prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ndërsa ai premtoi ndihmë dhe mbështetje konkrete. Në takim u diskutua në veçanti për rishikimin e Ligjit të Turizmit, hartimin e Strategjisë për Turizmin 2014-2020, si edhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Në një fjalim të shkurtër, Gjermeni theksoi se pjesëmarrja në këtë samit është me shumë rëndësi për Shqipërinë, jo vetëm për të mësuar nga eksperienca e vendeve të tjera më të zhvilluara në fushën e turizmit, por edhe sepse çështjet e diskutuara në samit janë aktuale për zhvillimet në Shqipëri.Pjesëmarrja në Panairin Botëror të Turizmit dhe axhenda e takimeve të tjera të Ministres Gjermeni në Londër shërbeu jo vetëm për të promovuar Shqipërinë në tregun botëror të turizmit, por edhe për të zhvilluar takime me homologë të vendeve të tjera, si pershembull deputetë të Parlamentit Britanik etj.Panairi i Londrës, së bashku me atë të Berlinit, vleresohen si dy më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në kalendarin vjetor të panaireve të turizmit në Europë.