Izraeli dhe Hamasi, bisedime indirekte për armëpushimin në Gaza

Në Kajro të Egjipit janë hapur sot bisedimet indirekte për implementimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamiste Hamas.Këto janë negociatat e para prej se Egjipti e ndërmjetësoi armëpushimin javën e kaluar, duke e përfunduar periudhën tetëditëshe të luftimeve.Bisedimet po udhëhiqen nga ndërmjetësuesit egjiptianë në Kajro.Gjatë luftimeve, Izraeli ka ndërmarrë rreth 1500 sulme ajrore në Rripin e Gazës, derisa militantët e Hamasit, që e kontrollojnë Rripin e Gazës, kanë hedhur numër të njejtë të raketave brenda Izraelit.Nga këto luftime kanë mbetur të vrarë rreth 160 palestinezë, shumica prej tyre civilë, dhe gjashtë izraelitë.