Rama do vizitojë Serbinë, Bushati: Moment historik në marrëdhëniet tona

Serbia do të jetë stacioni i radhës i turit rajonal të kryeministrit, Edi Rama. Vizita e numrit një të qeverisë shqiptare është paralajmëruar nga shefi i diplomacisë, Ditmir Bushati.Edhe pse Ministri i Jashtëm, tha se vizita do të ketë qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve ekonomike, pritet që Rama të ngrejë edhe një herë shqetësimin e respektimit të të drejtave të shqipëtarëve."Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi dhe kjo besoj se përbën një moment historik në marrdhëniet tona. Ne jemi të vendosur të punojmë për të ardhmen që të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe politike me Serbinë. Ndërsa një takim trilateral mes Ministrave të Jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet në vitin 2014".Ministri e konfirmoi vizitën e Ramës duke iu përgjigjur pyetjes së një të riu serb, në lidhje me marrëdhëniet mees dy vendeve gjatë seminarit "Akademia Rajonale për Demokracinë" që u mbajt në Durrës.Bushati gjithashtu shtoi se Ministria e Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, më së shumti në bujqësi, energjitikë dhe në turizëm.