Ndeshen Shqipëri-BE, Sequi: Bashkohuni si një ekip për të fituar kupën e statusit
Bashkohuni si një ekip për të fituar kupën e statusit të vendit kandidat. Mesazhi vjen nga ambasadori i BE, Ettore Sequi, i cili edhe pa kostumin e diplomatit, ka të njëjtin apel për shqiptarët, të punojnë bashkë për të arritur të njëjtin objektiv, integrimin. Menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-BE, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në një pronocim për Ora News, ambasadori Sequi theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë ia arrijnë qëllimit.“Mendoj se si Europa ashtu dhe futbolli janë elementë bashkues, i bashkojnë njerëzit, ne dëshëm të japim kontributin tonë në këto festime, ky kontribut është dhënë nga të gjithë pavarësisht kombësisë apo partisë që i përkasin. Është hera e dytë që Shqipëria e fiton këtë kupë. Kur shqiptarët bëhen bashkë ata mund t’ia arrijnë dhe ky është dhe mesazhi. Populli shqiptar është një popull i mahnitshëm, kur ata duan të arrijnë një kauzë dhe mendojnë se ajo është e arritshme ajo mund të bëhet. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar”tha ai.Ambasadori përcolli urimin e tij për 100 vjetorin e pavarësisë edhe në gjuhën shqipe.“Gëzuar 100 vjet të pavarësisë!”Ambasada e BE në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë përballi në një ndeshje futbolli ekipin e BE dhe të Shqipqrisë. Në një përballje me emocione, ku lojtarë ishin diplomatë, Ministra, përfaqëuses të medias, e personalitete të artit e kultures, fituese u shpall skuadra shqiptare.90 minutat përfunduan në barazim 6 me 6, por ekipi shqiptar doli ftimtar falë 11 metërshave në rezultatin 3 me 1, duke marrë kështu edhe kupën e 100 vjetorit të pavarësisë.