Zidan ne stadium. I sjell fat Juventusit
Mbreme ne Juventus Stedium ishte i pranishem nje nga ikonat e futbollit boteror per te ndjekur nga afër skuadren e tij të zemres ku u bë edhe i famshem. Në ndeshjen kundër Chelsit ku juventusi arriti të fitojë më rezultatin 3-0 në shkallet e stadiumit është parë edhe Legjenda Franceze Zinedin Zidane ose i njohur nga adhuruesit e futbollit si "Zizu".Ish kampioni botes dhe Europes me kombëtaren Franceze kishte ardhur mbëmë në Torino për të ndjekur një nga ndeshjet më speciale të Champions League. Zidan luajti me skuadren e juventusit për vite me radha ndërsa kalojë me një shifer rekord në radhet e Madrilenve ndoshta jo me deshiren më të madhe pasi zemra akoma vazhdon ti rrahë për ngjyrat bardh e zi dhe "Zonjen e vjeter". Pas përfundimit të ndeshjes ai dha një intervistë për mediat Italiane ku u shpreh se: "Me atë që tregoi mbrëmë në fushen e blert Juventusi është një nga skuadrat më të mira në Europë! Mbrëmë u emocionova shumë! Ehh..sa dëshirë do të kisha të luaja dhe unë me këtë skuadër ku dëshira për të fituar është madhështore!" ndërsa i pyetur nëse një ditë do të dëshironte të bëhej pjesë e juventusit? Ai tha se: "unë vazhdoj të kemë marrdhënie të mira me drejtuesit dhe në ditet e sotme çdo gjë mund të ndodhë duke lënë të kuptohet se ndoshta një ditë do ta shohim në itali në një nga postet drejtuese të skuadres bardh e zi.