Presidenti Nishani dekoron tre figura të shquara të historisë kombëtare për 100 vjetor

Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë Presidenti Nishani dekoron me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" (pas vdekjes) tre figura të shquara të historisë kombëtare: Haxhi Zekën, Myfit Bej Libohovën dhe Mehmet Pashë Dërrallën.Biri i Malësisë së Pejës , Haxhi Zeka, është nderuar (pas vdekjes) me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me këtë motivacionin e "Udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, njërit prej organizatorëve kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Kosovë dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, luftëtarit të vendosur deri në fund të jetës së tij për Pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale".Gjithashtu në një ceremonie të veçantë të zhvilluar në mjediset e Institucionit, Presidenti Nishani dekoroi ish-kryeministrin e Shqipërisë gjatë viteve 1913-'14, një nga pinjollët e shquar të trevës së Libohovës, Myfit Bej Libohovë me të njëjtin urdhër "për meritat e jashtëzakonshme dhe rolin vendimtar në konsolidimin e kombit dhe krijimin e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar. Për rolin e tij si kryeministër dhe pjesë e udhëheqjes së shtetit për shumë vite, por edhe si historian e si intelektual aktiv në fushën juridike.Ndërsa me motivacionin: "Për rolin e tij historik në krijimin dhe shpalljen e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar. Për meritat e tij si figurë e shquar e kombit shqiptar, me kontribut madhor, si një ndër protagonistët e Lidhjes së Prizrenit dhe si organizator e frymëzues i qëndresës me armë në dorë kundër të gjitha trupave pushtuese ballkanike" edhte nderuar figura e Mehmet Pashë Dërrallës.