100-vjetori, Kuvendi nderon firmëtarët 40 firmëtarët e pavarësisë

Kuvendi i Shqipërisë kremtoi jubileun e 100-Vjetorit të Ngritjes së Flamurit Kombëtar në një ceremoni në nderim të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, patriotëve, udhëheqësve të kryengritjeve dhe rilindasve të shquar.Në sallën e zbukuruar me flamurin kombëtar, simbolin që bashkon të gjithë shqiptarët, ishin të ftuar nderi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, familjarë dhe pasardhës të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, patriotëve, udhëheqësve të kryengritjeve dhe rilindasve të shquar. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.Në fjalën e saj përpara të pranishmëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli, nga foltorja e Kuvendit, uroi të gjithë shqiptarët për Pavarësinë, për datëlindjen e kombit, për kryefestën e të gjithë shqiptarëve.“Historia e përpjekjeve për të ruajtur Pavarësinë e Shqipërisë është fondamentale. Ismail Qemali ngriti flamurin që nuk sulmoi kurrë të tjerët, Flamurin tonë, të Skëndërbeut, më të bukurin, faleminderit Ismail Qemal Vlorës, përjetë mirënjohës”- tha Kryeparlamentarja Topalli.Në këtë mbrëmje gala, Topalli u dhuroi familjarëve të firmëtarëve të Aktit të Pavrësisë, të udhëheqësve të kryengritjeve në të gjitha trevat shqiptare, si dhe të afërmve të rilindasve të shquar botimin special të Kuvendit të Shqipërisë me Aktet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.Patriotët e nderuar sot në Kuvendin e Shqipërisë:Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)Jorgji Karbunara - Bab Dud Karbunara (1842-1917)Elmas Boce (1850-1925)Qazim Kokoshi (1882-1945)Jani Minga (1872-1947)Rexhep Mitrovica (1888-1960)Dhimitër Tutulani (1875-1937)Abas Dilaver (Çelkupa) (1850 – 1926)Shefqet Dajiu (1882-1946)Xhelal Koprencka (1876-1919)Hajredin Cakrani (1860-1940)Iljaz Vrioni (1882-1932)Murad Toptani (1867-1918)Luigj Gurakuqi (1879-1925)Spiridon Ilo (1876-1950)Thanas Floqi (1884-1945)Lef Nosi (1873-1946)Nuri Sojliu (1870-1940)Ferit Vokopola (1887-1967)Ymer Deliallisi (1873-1944)Xhemal Deliallisi (1880-1941)Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)Abdi Toptani (1864-1942)Veli Harçi (1850-1914)Nebi Sefa (1861-1942)Mit’hat Frashëri (1880-1949)Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)Sali Gjuka (1876-1925)Dhimitër Berati (1888-1970)Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)Dimitër Zografi (1878-1945)Pandeli Cale (1879-1923)Bedri Pejani (1885-1946)Qemal Mullaj (1881-1966)Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)Aristidh Ruci (1875-1950)Zyhdi Ohri (1872-1938)Sulejman Delvina (1884-1932)Eshref FRASHËRI (1874-1938)Mehmet Konica (1878-1948)Mbreti Zog i Parë, 1895-1961, Ahmet ZoguNdoc Çoba (1870-1945)Hoxhë Kadri Prishtina, 1878-1925Ali Riza Kolonja (1880-1930)Sotir Peci (1873-1932)Bajram Curri (1862-1925)Spiro Jorgo Koleka (1880-1940)Hysen VrioniHasan Prishtina ( 1873-1933)Isa Boletini ( 1864-1916)Naim FrashëriSami Frashëri . (1850-1904)Abdyl Frasheri (1839-1892)Mehdi Frashëri (1874-1963)Dedë Gjo Luli ( 1840-1915)Imzot Luigj Bumçi, 1872-1944Elez Isuf Ndreu (1861-1924)