Vendimi i INUK në Gjirokastër, banorët: Është i gabuar, duhet të rishikohet

Vendimi i INUK per te shembur nje prej godinave, e cila eshte ngritur ne zonen muzeale te Gjirokastres, ka sjelle dhe reagimin e qytetareve dhe banoreve te ketij qyteti, te cilet e konsiderojne si te nxituar dhe te gabuar kete vendim te Inspektoriatit Ndertimor.Stili i ndertimit te kesaj godine eshte ne perputhje te plote me te gjitha karakteristikat e qytetit te gurte dhe fare mire mund ta krahasosh me shtepinë e angonateve,e cila mban statusin shtepi Muze e kategorise se pare dhe qe pati nje investim ne milione dollare per rikonstruksionin e saj nga qeveria shqiptare por edhe UNESCO.Vendimi i marre nga INUK bie ndesh jo vetem me llojin e ndertimit te kesaj godine, por edhe me ate çfare ndodh sot ne Gjirokaster, ku betoni ka pushtuar qytetin Muze.Kjo eshte edhe nje arsye pse banoret kerkojne me te drejte qe ky vendim te anullohet, pasi Gjirokastra pjese e UNESCO-s ka nevoje per te tilla investime, per me teper qe ai eshte ndertuar me vendim dhe miratim te IKR, që është institucioni kompetent për trashëgiminë kulturore në vend.Ndërkohë që asnje projekt me interes publik nuk eshte paraqitur qe te justifikoje prishjen e ketij ndertimi. Në Gjirokastër janë evidentuar 300 ndërtime pa leje dhe është i habitshëm fakti, pohojnë ata, që prishjet nisin nga ky objekt me leje.