Rruga mban “peng” Shirokën, punimet me ritme të ngadalta pengojnë zhvillimin
Nje nga zonat turistike me te veçanta te Shkodres, Shiroka, vazhdon te vuaje perfundimin e rikonstruksionit dhe vonesave ne ndertimin e rruges se kesaj zone. Kesaj radhe jane vete banoret te cilet shprehen te shqetesuar per punimet me ritme te uleta qe po kryhen nga firmat sipermarrese, te cilat jo vetem kane tejkaluar afatin, por nuk dihet se kur do te perfundojne kete investim.Rruga e Shirokes e nisur qe nga prilli i ketij viti duhej te kishte perfunduar ne fund te muajit shtator, por tashme siç eshte bere tradite tabelat me afatet e perfundimit te punimeve vijojne te jene fiktive.Megjithate vetem pak dite me pare Bashkia e Shkodres ka siguruar edhe fondin per te pajisur me ndriçim kete rruge, e cila pritet ti jape me teper gjalleri kesaj zone turistike dhe per ta kthyer ne realitet ashtu siç i takon kesaj bukurie te natyres qe te fal kjo rruge, e cila eshte ne sinkron me panoramen e liqenit me te madh ne Ballkan, atij te Shkodres.