PD: Edi Rama mashtroi me skenarin grek
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron për financat publike.Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi theksoi se Rama ka gënjyer kur ka deklaruar se gjendja e financave publike është e rëndë dhe rreziku i rënies në skenarin grek është real.Deklarata e PD-sëMë 31 tetor, në relacionin që i ka dërguar parlamentit Edi Rama thotë se gjendja e financave publike është e rëndë dhe rreziku i rënies në skenarin grek është real.5 ditë më pas, me 4 nëntor, në mbledhjen me deputetët e tij Edi Rama thotë se financat janë përmirësuar dhe rreziku i skenarit grek është shmangur.Kjo nuk është një paqëndrueshmëri emocionale e Kryeministrit që do të meritonte analizën e psikologëve. Është më e rëndë, është mashtrim i hapur.Në relacionin e projektligjit për dorëzimin e doganave tek “Croën Agents”, Edi Rama thotë se rreziku i skenarit grek është real, sepse i duhet të justifikojë këtë prokurim të drejtpërdrejtë, të kushtueshëm dhe jo transparent. Kurse para të tijve i duhet të justifikojë emërimet e drejtoreshave, dhe t’u thotë se falë punës së tyre të paepur vendi e kaloi lumin, dhe e la pas skenarin grek.Në fakt, ekonomia shqiptare i rezistoi krizës globale dhe rajonale, nuk ra në stanjacion dhe ruajti rritje, siç cilësojnë edhe raportet e BE dhe FMN, falë politikave të drejta të qeverisjes demokrate. I vetmi rrezik për ekonominë tonë, për mirëqenien dhe për demokracinë është Edi Rama”.