Mazhoranca ikën nga komisioni pasi opozita hapi çështjen e vjedhjes në Korçë

Blerja e votave në Korçë është kthyer në një argument për përplasje të forta mes PD e PS madje mes dy drejtueseve femra të komisionit parlamentar. Diskutimi i skemës së financimit të spitaleve u injorua tërësisht dhe gjithçka u kanalizua në një luftë politike duke bërë që deputetët e maxhorancëS të braktisin mbledhjen.Pas dështimit të mbledhjes, PD reagoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku thuhej se Deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën e komisionit parlamentar të shëndetësisë, pa paraqitur asnjë argument, duke lënë pas nervozizëm dhe largim demonstrativ.“Deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën e komisionit parlamentar të shëndetësisë, pa paraqitur asnjë argument, duke lënë pas nervozizëm dhe largim demonstrativ. Deputetët e Shqipërisë janë të zgjedhurit e popullit dhe e kanë për detyrë të ngrenë shqetësimet e mëdha të vendit. Deputetët e opozitës mbajtën qëndrim për manipulimin e zgjedhjeve në Korçë, për blerjen e votave atje. Ky është një qëndrim dinjitoz i parlamentarit i kujtdo partie qoftë, i kujtdo komisioni qoftë. Ky akt është korruptim i shpirtit të rinisë, është akt i turpshëm ndaj pjesës më vitale të shoqërisë, është ngritja e të keqes në sistem”, tha deputetja Vokshi, duke iu referuar pagesës që Partia Socialiste u bëri studentëve në Korçë.Sipas demokartëve kjo sjellje, tregon mungesën e përgjegjësisë që qeveritarët kanë ndaj detyrës publike, duke qënë se pjesa më e madhe e deputetëve janë të zgjedhur në Korçë. PD shton se mazhoranca nuk ka asnjë projekt apo program në fakt as për shëndetësinë dhe as për ekonominë, por i vetmi plan që kanë është blerja e votes, siç ndodhi dhe me zgjedhjet e fundit në Korçë.“Por deputetët e mazhorancës nuk e mbajtën dot nervozizmin nën kontroll, nuk paraqiten dot asnjë argument, thjesht përplasen dyert e Kuvendit të Shqipërisë dhe bojkotuan Komisionin Parlamentar me në krye Ministrin e Shëndetësisë. Kjo sjellje, tregon mungesën e përgjegjësisë që qeveritarët kanë ndaj detyrës publike, tregon se ata nuk kanë asnjë projekt apo program në fakt as për shëndetësinë dhe as për ekonominë, por i vetmi plan që kanë është blerja e votës sic ndodhi dhe me zgjedhjet e fundit në Korcë” theksoi ajo.