Aksi Milot-Rubik kërkon ndërhyrje, asnjë investim ndër vite

Nese do ju duhet te udhetoni ne aksin rrugor Milot-Rubik, guximi per ta ndermare ate duhet te shoqeroje patjeter aftesite e drejtuesve te automjeteve.Pavaresisht se sot njihet si rruga e vjeter,ky aks shenon nje numer tepër te larte te automjeteve qe qarkullojne ne te, kjo edhe per faktin se ndodhet shume prane me mjaft fshatra te Kurbinit dhe Rreshenit.Me nje gjatesi prej 8 kilometrash ku aks eshte kthyer ne nje rrezik serioz per jeten e udhetareve pasi mundesite per te perfunduar ne ujrat e lumit Mat, jane perhere prezente. Shkarjet e shumta te tokes,heqja e barrierave, gerryerja e lumit nga ekskavatoret, jane disa nga faktoret se pse jeta e shofereve apo pasagjereve qe udhetojne ne kete aks eshte gjithmone ne rrezik.Sot ky aks rrugor ka pesuar çarje te medha mes per mes asfaltit,ku me shume gjasa shirat te cilat priten do ta shembin perfundimisht kete pjese te ketij aksi rrugor.E ndertuar dekada me pare,deri me sot kjo rruge kaq e domosdoshme per banoret e zones, kurre nuk ka njohur nderhyrje, e cila detyrimisht ka sjelle edhe gjendjen katastrofike ne te cilen ndodhet sot.Zgjidhjet jane teper te pakta, pasi stina qe jemi nuk premton per nderhyrje,ndaj dhe drejtuesit e automjeteve qe qarkullojne ne te duhet te marrin persiper guzimin dhe riskun,i cili mund te jete me pasoja fatale, pasi aksidentet automobilistike kane qene te shumta dhe me pasoja per jeten.