Bushati e Gjosha takim me Repentin: Mbështetje nga Franca për integrimin

Në kuadër të vizitës në Francë Ministri Bushati dhe Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, zhvilluan sot një një takim me Ministrin e Deleguar, Të ngarkuar për Çështjet Evropiane, në MPJ franceze, Thierry Repentin, me të cilin diskutuan mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe avancimin drejt bisedimeve për anëtarësim.Ministri Bushati, u ndal në hapat konkretë të qeverisë në përmbushjen e reformave ku nevojitet progres i mëtejshëm në mënyrë të veçantë në fushën e sundimit të së drejtës. Ai vleresoi Progres Raportin e Bashkimit Evropian dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë si një inkurajim të mëtejshëm në rrugën e përmirësimit të qeverisjes dhe të iniciativave që mundësojnë një jetë më të mire për qytetarët shqiptarë.Ministri francez, shprehu mbështetjen e Francës në këtë drejtim dhe vuri theksin në rëndësinë e vazhdimësisë së reformave, veçanërisht për sa i përket shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Repentin, shprehu vlerësimin për vullnetin e qeverisë shqiptare në ndërmarrjen e angazhimeve që do të mundësojnë rritjen e ritmit të proçesit të integrimit evropian të vendit.