“Thuaji Po Shqipërisë!”, konferencë për shëndetësinë me mjekë shqiptarë nga gjithë bota

“Thuaji Po Shqipërisë!” është nisma më e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë Rama që synon të mbledhë në Tiranë profesionistët më të mirë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës.Për t’u njohur me sukseset që mjekët shqiptarë kanë arritur në botë dhe për t’u njohur me përvojën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, kryeministri Rama përmes rrjetit social fb ka ftuar të gjithë mjekët shqiptarë jashtë vendit të marrin pjesë në Konferencën “Thuaji Po Shqipërisë,” që do të organizohet në dt. 22 nëntor në Tiranë.“Kam kënaqësinë të ftoj mjekët shqiptarë me karrierë jashtë vendit, të vijnë për të ndarë me ne ide e eksperienca, projektuar hapa e jetësuar nisma, që do t’i hapin rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar. Jemi të vendosur të bëjmë të mundur, sëbashku, një shërbim shëndetësor cilësor të denjë për qytetarët tanë, suksesin tuaj dhe të nesërmen e gjeneratave të tjera. Ndaj pres me shumë kënaqësi takimin tonë, që kalon përmes kësaj PO për Shqipërinë” shkruan Rama.