Gjosha e Bushati në Francë: Na mbështesni për marrjen e statusit në dhjetor

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së punës në Francë, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti. Kryefjala e këtyre takimeve, ka qenë kërkesa për mbështetje ndaj Shqipërisë në muajin dhjetor, kur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, do të japin vendimin në lidhje me statusin e vendit kandidat të Shqipërisë.Po kështu u prezantua progresi që ka bërë Shqipëria duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të imazhit tek vendet anëtare, ku bën pjesë edhe Franca. Theksi është vënë gjithashtu te reformat dhe masat konkrete që po ndërmerren nga qeveria për përmbushjen e prioriteteve të lëna.Ministrja Gjosha së bashku me Ministrin e Punëve të Jashmte z. Ditmir Bushati u prit nga z. Daniel Renier, Senator dhe nënkryetar i Komisionit të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Senatit dhe z. Michel Berson, Senator, kryetar i grupit të miqësisë Francë-Shqipëri. Znj. Gjosha shprehu mirënjohjen për mundësimin e këtij takimi për të prezantuar vizionin dhe programin e qeverisë shqiptare tek një nga vendet kyçe te BE.Ministrja theksoi se integrimi ne BE është një nga prioritetet kryesore te kësaj qeverie dhe marrja e statusit te vendit kandidat do ta inkurajonte Shqipërinë për të vazhduar rrugën e reformave."Ne e falenderojmë Francën për mbështetjen qe na ka dhënë vazhdimisht gjatë procesit të integrimit dhe njëkohësisht i kërkojmë asaj që të vazhdoje të na mbështesë edhe në dhjetor në vendimin e vendimin final", u shpreh Ministrja Gjosha gjatë takimit.Ajo i njohu senatoret me masat konkrete qe qeveria shqiptare ka ndërmarrë ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar si edhe vendosmërinë e qeverise për t’i zbatuar ato me përpikëri në përmbushje të 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian.Nga ana e tyre, senatoret u shprehen se mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE jo vetëm se Shqipëria ka bërë progres, por edhe për rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit të rajonit të Ballkanit.Të dy senatorët i siguruan ministrat shqiptarë se ata vetë do të japin një rekomandim pozitiv për Shqipërinë tek qeveria Franceze, pavarësisht se i ngelet kësaj te fundit të mbajë qëndrimin final lidhur me këtë çështje. Senatorët u shprehen gjithashtu se janë optimiste për marrëdhëniet e mira dypalëshe midis parlamenteve dhe se e konsiderojnë Shqipërinë një vend mik.Takimi me n/kryetarin e komisionit të çështjeve Evropiane të SenatitMinistrja zhvilloi gjithashtu një takim me z. Jean Bizet, Senator n/kryetar i komisionit te çështjeve Evropiane të Senatit. Ministrja Gjosha vlerësoi rëndësinë e rolit të Francës në procesin e integrimit dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoje edhe ne vendimin e dhjetorit. Znj. Gjosha tha se e kupton momentin e vështirë qe po kalon Franca për shkak të krizës ekonomike dhe se ka presion nga opinioni publik Francez, por Shqipëria ka bere hapa përpara dhe këtë duhet ta shohin edhe vendet anëtare.“Komisioni rekomandoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë këtë here pa kushte dhe nëse ky rekomandim merret parasysh nga vendet anëtare atëherë kjo do te shënonte një hap përpara për Shqipërinë dhe do te ishte një motivim i fortë, për çuarjen para te reformave”, tha ministrja Gjosha.Ajo e njohu senatorin Bizet edhe me planin e masave konkrete qe Shqipëria ka ndërmarrë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Nga ana e tij, Senatori Bizet tha se Shqipëria ka bërë progres dhe se ai vlerëson mbarëvajtjen e zgjedhjeve qendrore duke i cilësuar ato si demokratike. Ai u shpreh se e kupton rëndësinë qe ka marrja e statusit për Shqipërinë sa me pare por edhe për rajonin, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes. Senatori u shpreh se rekomandimet nga ana e tij për qeverinë Franceze do të jene pozitive për Shqipërinë dhe se Franca është pro zgjerimit të kujdesshëm te BE.Takimi me Ministrin e ngarkuar me çështjet EvropianeMinistrja Gjosha zhvilloi edhe një takim me Thierry Repentin, Ministër i Deleguar, i Ngarkuar me çështjet Evropiane . Ministrja Gjosha u shpreh në këtë takim se marrja e statusit të vendit kandidat sa me shpejt për Shqipërinë është me rëndësi madhore si për popullin shqiptar që e pret atë me padurim por edhe për qeverinë e re shqiptare, për ta motivuar atë të punojë më fort dhe më shpejt.Znj. Gjosha e njohu ministrin Repentin me hapat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare qe nga Dialogu i Nivelit të lartë me Komisionin Evropian për prioritetet kyçe, bashkëpunimin me Komisionin e Venecias për pavarësinë dhe e gjyqësorit, si edhe reforma të tjera të rëndësishme në administratën publike. Ajo u ndal në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ministri Repentin, mirëpriti këtë vizitë të dy ministrave shqiptarë duke vlerësuar këtëthellim të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.Ai tha se e njeh progresin e bere nga Shqipëria dhe se qeveria Franceze e mbështet zgjerimin e BE, prandaj ata janë edhe pro integrimit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Ministri Repentin theksoi se pavarësisht progresit të arritur, Shqipëria duhet të punojë akoma më shumë për çështje te rëndësishme siç është problematika e azilkërkuesve Shqiptare në Francë."Ky është një faktor qe e dëmton imazhin e Shqipërisë tek Franca, por edhe tek vendete tjera anëtare qe hasin të njëjtin problem. Shqipëria duhet të marrë masat që ky problem të minimizohet dhe të mos krijojë probleme të mëtejshme që do të detyronin Evropën të ndërmerrte masa shtrënguese"Dy ministrat e siguruan z. Repentin se qeveria Shqiptare e shikon me prioritet këtë problematikë dhe se do të ndërmarre masat e nevojshme për ndalimin e azilkërkuesve abuzues. Vizita e ministrit të brendshëm Shqiptar ne ditët në vijim është një tregues i qartë i seriozitetit të qeverisë në lidhje me këtë problematikë.Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Çështjeve EvropianeNjë tjetër takim i ministres Gjosha ishte ai me Serge Guillon, Sekretar i Përgjithshëm i çështjeve Evropiane, Këshilltar i qeverisë.Në takimin me Z. Serge Guillon, Ministrja Gjosha u fokusua më shumë tek ana organizative dhe koordinuese e procesit te integrimit. Duke qene se funksioni i z. Guillon është në kuadër të koordinimit ndërministror për çështjet Evropiane, Ministrja Gjosha u ndal tek asistenca qe ky institucion mund t’i ofroje Ministrisë së integrimit Evropian në Tiranë.Ajo shprehu interesin për të shkëmbyer ekspertizën, qoftë duke pritur eksperte Franceze në MIE, apo duke dërguar punonjës të MIE në Francë për të ndjekur praktikat e punës."Ne kemi shumë nevojë për asistencë të tillë, sepse ndërtimi i kapaciteteve është thelbësor për mbarëvajtjen e procesit te integrimit, sidomos ne një moment të mundshëm të hapjes së negociatave", tha Gjosha.Ajo vlerësoi gjithashtu edhe asistencë e Francës ndaj Shqipërisë, në fusha të ndryshme që kërkojnë ekspertizë.Z.Guillon i. bëri ministres Gjosha, një prezantim të shkurtër të dikasterit që ai drejton, duke e njohur me aspekte të anës administrative dhe organizative. Gjithashtu, z. Guillon shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton, për të shkëmbyer ekspertizën me MIE duke dërguar ekspertë Francës në Tiranë.Ai u shpreh optimist edhe për progresin e Shqipërisë si edhe pohoi për mbështetjen e Francës ndaj integrimit të Shqipërisë.  Ministrja Gjosha e falenderoi z. Guillon për mikpritjen dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj gatishmërisë se tij për të asistuar MIE-n në forcimin e kapaciteteve.