Makinat e përdorura, Konçesionarët: Të kufizohet importi

Konçensionarët e automjeteve të reja kërkojnë që të vihen kufizime për importin e makinave të përdorura.Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Niko Leka, kryetar i shoqatës së konçensionarëve shprehu shqetësimin jo vetëm mbi mënyrën e funksionimit të tregut të automjeteve, por edhe për kushtet teknike dhe vjetërsinë mbi 12-vjeçare që kanë më shumë se 50 për qind e automjeteve që qarkullojnë në vend.Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli, u shpreh se kjo kërkesë duhet të vlerësohet mirë pasi nga njëra anë dëmton qytetarët që nuk kanë mundësi për të blerë automjetet të përdorura.Në rast se kërkesa e konçesionarëve për lejimin e importit të automjeteve sipas standartit euro 5 dhe euro 6 do të miratohej, atëhere automjetet e vjetra do të duhet të zëvëndësohen nga automjete të reja, çka do të sillte një kosto të papërballueshme, për qytetarët shqiptarë.Kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, deklaroi se më parë duhet një analizë e situatës dhe më pas do të merret vendim.