Blerja e votës në Korçë, Berisha: Krim i shëmtuar elektoral, pushtet i mafias

Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokalet në Korçë, duke e cilësuar një krim të shemtuar elektoral. Blerja masive e votës e filmuar nga mediat, sipas Berishës, është një akt përmes të cilit dyshja Rama -Meta po asgjesojne mekanizmin themelor te demokracise, voten e lire.“Te dashur miq, nje Mediat filmuan aktin e blerjes masive te votes. Me kete akt dyshja Rama - Meta asgjesojne mekanizmin themelor te demokracise, voten e lire dhe pluralizmin politik e shnderrojne ne pluralizem burokratik.Ky eshte pushteti i mafies. Kesaj i thone mafia e kuqe ne pushtet, demokracia ne rrezik per jeten e saj. Vetem pergjegjesia e qytetareve mund ta shpetoje ate. Qytetare te ngrihemi sa me pare!” shkruan Berisha.Pas publikimit të disa videove në media për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të së dielës në Korçë, Prokuroria e këtij qyteti ka nisur hetimet. Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim për shtyp, deklaron se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka regjistruar kryesisht, procedimin penal për “dhënie shpërblimi dhe premtime”, pas pamjeve filmike të transmetuara mbremjen e se henes, ku shihesh qartë më zë dhe figurë që vota blihej kundrejt shumës së 2 mijë lekëve të reja”.Ne kete material shfaqeshin disa shtetas ,te cilet dyshohet se jepnin para në këmbim të votes ne zgjedhjet per kreun e Bashkisë Korçë. Akuza e Korçës do të shfrytëzojë pamjet , si edhe do të kryejë hetimet lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari, të dyshuar si kundërvajtje penale. Në bazë të nenit 328 të Kodit Penal, ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, për të votuar në një mënyrë të caktuar, apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim, nga gjashtë muaj deri në dy vjet.Në videon e publikuar studentët korçarë shkonin në zyrat e Partisë Socialiste, për të marrë një shpërblim prej 20 mijë lekësh të vjetra pasi kishin hedhur voten. Ndërkohë Partia Socialiste ka mohuar, qe të ketë blerë vota. Sipas zërave nga dega e kësaj partie në Korçë, ajo u ka paguar koston e udhetimit nga Tirana disa studenteve që janë anëtarë të FRESSH.